Please enter at least 3 characters.

''Ademi do të jetë ministri i parë shqiptar i Punëvë të Jashtme në Maqedoni nëse në pushtet vjen LSDM-ja''

2016/06/Edmond-Ademi-fiton-cmim-2-e1478683716383.jpg

Kohëve të fundit pati zëra rreth moskandidimit të Edmond Ademit për deputet në listat e LSDM-së. Por, ai ka marrë garanca nga Zoran Zaev se do të jetë ministri i parë shqiptar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kështu merr vesh Telegrafi Maqedoni nga burime në partinë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM.

Në opinion u shpërndanë informacione rreth pakënaqësisë eventuale të Edmond Ademit se pse nuk ishte në listat e LSDM-së por burimi i Telegrafit në Maqedoni e vërteton se kjo ka qenë vetëm marrëveshje e tij me kryetarin e partisë, Zoran Zaev.

''Ademi do të jetë ministri i parë i shqiptar në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe kjo veçse është dakorduar në mes kryetarit Zaev dhe Ademit, si një ndër funksionarët e parë shqiptarë në këtë parti.'' thotë mes tjerash burimi brenda LSDM-së./Telegrafi/