Please enter at least 3 characters.

Adele i ka nisur procedurat për shkurorëzim

2019/09/Adeleshkur-2-e1568491073312.jpg
149:"MELBOURNE, AUSTRALIA - MARCH 18: Adele performs at Etihad Stadium on March 18, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Graham Denholm/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Adele ka bërë kërkesë zyrtare në një gjykatë në Los Angeles për t'u shkurorëzuar nga bashkëshorti Simon Konecki - njofton BBC News.

Zëdhënësi i familjes ka thënë se çifti është marrë vesh që të ndahen edhe zyrtarisht, ndërsa do të kujdesen së bashku për rritjen e djalit të tyre.

Në njoftimin për shkurorëzim, ata kërkojnë nga gazetarët dhe publiku që ta respektojnë privatësinë e tyre dhe se nuk do të flasin më për divorcin.

(Foto: Christopher Polk/Getty Images for NARAS/Guliver)

Ylli i famshëm botëror i muzikës dhe investuesi i njohur u martuan në vitin 2016, pesë vite pasi kishin nisur lidhjen nga e cila kishte ardhur në jetë djali i tyre, Angel.

Ata u martuan në një ceremoni të fshehtë, ndërsa Adele për herë të parë foli për martesën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në vitin 2017. /Telegrafi/