Please enter at least 3 characters.

Adams: Për Kosovën diskutojmë të premten

2016/01/adams-p-euml-r-kosov-euml-n-diskutojm-euml-t-euml-premten_hd.jpg

Kosova do të jenë temë e diskutimit të Komitetit ekzekutiv (KE) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) në Lausanne.

Në fakt, pritet që Kosova të jetë ndër temat e fundit të diskutimit të premten në mëngjes, ku Ke do të japë vlerësimet e tij për situatën e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe preferencat për pranimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Reuters edhe vet zëdhënësi i KON-it, Mark Adams, raporton Sporti1.

“Mund të konfirmojmë se Kosova do të jetë ndër temat e bordit ekzekutiv dhe do të diskutohet të premten”, tha Adams. /Telegrafi/