Please enter at least 3 characters.

Abuzimi me 16-vjeçaren, gjykata “arrest me burg” për njerkun polic

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë mesditën e sotme masat e sigurisë për tre personat e dyshuar për implikimin në ngjarjen e abuzimit seksual me 16-vjeçaren S.K nga Këlcyra.

Gjykata vendosi “arrest në burg” për Pajtim Baken, punonjës policie njëherazi njerku i 16-vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila është abuzuar seksualisht për tre vite rresht.

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur “arrest në burg” edhe për Isi Pashon dhe Kristian Priftit, të cilët dyshohet se shantazhonin efektivin e policisë, të shpallur tashmë në kërkim me videon intime. /Euronews/