Please enter at least 3 characters.

Abrashi shkon në Podujevë për të bërë fushatë - LVV fton prokurorinë të veprojë pasi thotë se theu izolimin

2020/11/127603005_3510806788988808_5424987708511162782_n.jpg

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ushtruesin e detyrës të kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, të premten kanë ndjekur nga afër asfaltimin e segmentit të katërt të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Mirëpo, kjo dalje publike e Abrashit vetëm 9 ditë pasi i njëjti kishte njoftuar infektimin me coronavirus ka shkaktuar reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, këtë veprim të Abrashit e ka konsideruar vepër penale.

Ish-ministrja e Drejtësisë në një postim në Facebook ka bërë thirrje për policinë e prokurorinë që “t'i zbatojnë detyrimet ligjore ndaj Abrashit njësoj sikur edhe për qytetarët tjerë”.