Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku në mbrojtje të Molliqajt, arrestimin e tij e quan hakmarrje politike

2022/01/Lumir-Abdixhiku-pase-takimit-me-deputetet-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-2-e1642530795210.jpg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrestimin e kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj e ka quajtur një hakmarrjeje të pastër politike dhe si të tillë e konsideron të papranueshëm dhe kundër demokracisë.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë:"Arrestimi i dhunshëm i kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranueshëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike", ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/