Abdixhiku: Në Kosovën e PAN-it, 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht
19/03/2019
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria aktuale e koalicionit PAN, për një vit e gjysmë ka shpërdorur 200 milionë euro.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, thotë se me paratë e shpërdorura do të viheshin në binarë shumë gjëra.
Postimi i plotë i Abdixhikut:"Në Kosovën e PAN-it:- 53 milionëve të Bechtelit;- 52 milionëve të ujit;- 49 milionëve të listave fallce;- 16 milionëve të rezervës shtetërore;- 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para", ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/


