Please enter at least 3 characters.

Abbott për marrëveshjen e Washingtonit: Përfshirja e SHBA-së në dialog ishte pozitive

2019/12/Nicholas-Abbott-ambasadori-britanik-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë sot se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi ishte pozitive.

Abbott duke folur për takimin dhe marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë tha se i ka sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme.

Ambasadori britanik në një diskutimi virtual që e organizoi Lëvizja FOL tha se shteti i tij e ka mirëpritur këtë marrëveshje.

“... Duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës dhe e ambasadorit Richard Grenell ishte pozitive...”, është shprehur Abbot.