A kështu bëhet një propozim martese? Ai bëri sikur ka vdekur dhe e dashura e tij u çmend
20/10/2025
Një person në Mersin të Turqisë, i cili donte t'i propozonte të dashurës së tij, bëri sikur kishte pësuar një aksident duke u shtrirë në anë të rrugës e mbuluar me një gazetë.
Ai e organizoi aksidentin e rremë me ndihmën e miqve të tij për ta bërë të dukej sikur kishte vdekur.
Gruaja, duke besuar se i dashuri i saj kishte vdekur, ishte aq e shqetësuar sa nuk dinte çfarë të bënte; papritmas, burri u ngrit dhe nxori unazën për t’i propozuar.
E dashura reagoi ndaj situatës duke e goditur me shuplakë dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/


