A është Rodri zgjidhja e problemeve për Real Madridin? Kroos jep mendimin e tij
22/07/2025
Toni Kroos ka përzgjedhur Rodrin si pasardhësin ideal të tij në mesfushën e Real Madridit, duke theksuar se sa shumë ka vuajtur Manchester City gjatë mungesës së tij për shkak të një lëndimi. Kroos e ka mbështetur publikisht mesfushorin e Manchester Cityt si zëvendësuesin perfekt për të te ‘Los Blancos’.Në një intervistë të fundit, mesfushori tashmë i pensionuar e lavdëroi yllin spanjoll, duke thënë se prania e tij në fushë shpesh kalon pa u vënë re, por mungesa e tij tregon sa thelbësor është në të vërtetë.Kroos beson se ndikimi i Rodrit në mesfushë është pikërisht ajo që i mungon Real Madridit.“Një gjë është e qartë. Pozicioni i mesfushorit qendror është themelor në futbollin modern, nuk ka dyshim për këtë”.


