A e zhvilloi Mo Salah lojën e fundit me Liverpoolin? Ylli egjiptian u përshëndet me tifozët pas lëndimit
25/04/2026
Lëndimi i sulmuesit Mohamed Salah ndaj Crystal Palace duket të jetë seriozë.
Egjiptiani ishte titullar në triumfin 3-1 të “Reds” ndaj Palace, ndërsa pas lëndimit ajo që mori vëmendje ishte reagimi i tij, ku në vend se të dilte jashtë fushës falënderoi tifozët në “Anfield”.
Në mediat angleze po raportohet se Salah ka probleme në kofshë të këmbës, ku në rast që konfirmohet atëherë do të jetë jashtë fushës për disa muaj, kurse ka mbetur edhe një muaj derisa të mbyllet sezoni.
Salah e shfrytëzoi këtë rast për të falënderuar tifozët e Liverpoolit, të cilët u ngritën në këmbë duke e duartrokitur.
💔 Is this the last time we see Mo Salah in a Liverpool shirt?
He's come off injured with what looks like a hamstring problem.
He took the time to applaud the Anfield crowd who gave him a standing ovation. pic.twitter.com/I7Eyzfvipy
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) April 25, 2026
Ndërkohë, e ardhmja e Mo Salah ende është e paqartë me Lindjen e Mesme si opsioni më i mundshëm, ku do të bëhet ndër më të paguarit në histori./Telegrafi/


