Please enter at least 3 characters.

A e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij? Përgjigjet Keijsi

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Keijsi, ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku komentoi lojën dhe sjelljen e banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas tij, shumica e konkurrentëve nuk tregohen të sinqertë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë. Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet”, u shpreh Keijsi.

Foto: YouTube

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse edhe Ina mban një 'maskë', ai e mohoi këtë, duke theksuar se ajo ka treguar vlerat e saj reale.

“Jo, nuk e ka. Ajo po përpiqej të tregonte se çfarë vlerash kishte. I është bërë një gjyq moral dhe është shumë e rëndë për një femër”, tha ai.

Sa i përket raportit të tyre dhe mundësisë që Ina të jetë nëna e fëmijëve të tij, Keijsi u shpreh se është ende herët për deklarata të tilla, por nuk i kurseu fjalët pozitive.

“Është shumë shpejt, jam shumë brenda me Inën. Ka karakter të fortë, më ka mbështetur shumë dhe më ka qëndruar shumë besnike”, përfundoi ish-banori. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com