Please enter at least 3 characters.

A do të mund ta thyejë Barcelona rekordin e saj në Ligën e Kampionëve?

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona do të luajë si mysafir kundër Interit. 

Ndeshja e parë mes tyre në Spanjë ishte mbyllur 3-3, duke dhuruar shumë emocione.  

T'i kthehemi rekordeve. Deri më tani në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, Barcelona ka shënuar 40 gola.

Vetëm katër ekipe në historinë e Ligës së Kampionëve kanë shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm.

Mbajtësi i rekordit është vetë Barcelona, e cila shënoi 45 gola në sezonin 1999/00.

Vetëm katër ekipe kanë shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve të UEFA-s sesa Barcelona në sezonin 2024-25 deri më tani (40).

45 gola  – Barcelona, 1999/00 

43 gola – Bayern Munich, 2019/20 

41 gola – Liverpool, 2017/18 

41 gola  – Real Madrid, 2013/14 

40 gola – Barcelona, 2024/25 

/Telegrafi/