Please enter at least 3 characters.

7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

2021/03/klinika-infektive-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2 mijë 202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.

Në total numri i rasteve aktive është 103. /Telegrafi/