Please enter at least 3 characters.

537 tiketa për mosrespektim të Ligjit antiCOVID-19

2021/01/policia-duke-kontrolluar-qytetaret-per-kohen-e-levizjes-pandemia-koronavirus-covid-19-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme ka shqiptuar 537 tiketa për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19.

Policia po ashtu ka shqiptuar 1253 tiketa trafiku.

Ndërkohë, është bërë e ditur që gjatë 24 orëve kanë ndodhur 1 aksident me fatalitet, 9 me lëndime trupore dhe 22 me dëmet materiale. /Telegrafi/