Please enter at least 3 characters.

52 organizata kërkojnë të mos rrënohet shkolla e të verbërve në Pejë

2018/07/37687023_10217777322488131_2296019001668534272_n.jpg

Paralajmërimi për ndërtimin e Gjykatës Themelore në vendin e shkollës së të verbërve në Pejë, ka nxitur reagimin e 52 organizatave joqeveritare të cilët po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Një grup prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë.

Kërkesa është nisur nga Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK “Xheladin Deda”, kurse është mbështetur nga shumë organizata të tjera. Ata kërkojnë që të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë, dhe të mos rrënohet shkolla e të verbërve për këtë.

Njoftimi i plotë:52 organizata - Kërkesë lidhur me objektin e QBMK “Xheladin Deda” në PejëDrejtuar:• Ministrisë së Administratës publike, ministrit Mahir Yagcilar• Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale, ministrit Skender Reçica• Ministrisë së Drejtësisë, ministrit Abelard Tahiri• Komunës së Pejës, kryetarit Gazmend MuhaxheriPër njoftim edhe: Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëKërkesë lidhur me objektin e QBMK “Xheladin Deda” në PejëTë nderuar,Ne si organizata të shoqërisë civile në Kosovë, me shqetësim e kemi marrë lajmin se objekti i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë mund të rrënohet. Në ditët e kaluar ne kemi marrë shqetësime dhe kërkesa të pafund nga qytetarët nga gjithë Kosova, nga komuniteti i të verbërve të Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe nga punëtorët profesionalë që punojnë në këtë Qendër Burimore, që është ndër institucionet arsimore me rrjetin më të madh të bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në paarsyeshmërinë e këtij plani për rrënim, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo kategori, investimeve, infrastrukturës së përshtatur dhe qasjes së personave të verbër, por edhe për shkak të vlerave arkitektonike dhe të trashëgimisë historike që ka objekti, i cili është pjesë e trashëgimisë nga periudha e Austrohungarisë dhe ka pasur shumë funksione në të kaluarën 100 vjeçare të saj për qytetarët e Pejës.Bazuar nga sa u tha më sipër, ju drejtohemi Ju me kërkesat në vazhdim:1. Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.2. Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.3. Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.Pejë, 24 korrik 2018Grupi Iniciues i përberë nga:1. Syri i Vizionit2. Shoqata e të verbërve të Kosovës3. QBMK “Xheladin Deda”Me mbështetje nga:4. SBASHK5. Ec ma ndryshe6. Fondacioni Lumbardhi7. Rrjeti i Grave të Kosovës8. ORCA9. Into the Park10. Gaia Kosovo11. KDI12. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar13. Shoqata e gazetarëve të Pejës14. Anibar15. DokuFest16. KCSF17. QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë18. ATRC19. Komiteti i grave të verbra të Kosovës20. Evolution Dance21. Durmish22. Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS23. OJQ Labyrinth24. CDF25. QBMK “Përparimi”26. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)27. Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal28. Varg e Vi29. Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion"30. Trentino con il Kossovo31. Lets Do It Peja32. QBMK Lef Nosi33. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD34. Trashëgimia kulturore pa kufij, CHWB Kosova35. The ngo Frabaac36. 7Arte37. QBMK Nëna Terezë, Prizren38. OJQ ZANA39. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 1740. Organizata Çohu41. Lda Kosovo42. Qendra për Politika dhe Avokim- QPA43. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo44. Shoqata “7 Shtatori”45. KIPRED46. Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës47. Today Towards Future48. Kosovo Architecture Foundation49. DoCoMoMo Kosova50. OJQ RRITU- Termokiss51. QEMD "FINCH"52. Shoqata Kosovare e te Shurdherve