284 gjoba në komunikacion dhe 4 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt, ka zhvilluar aktivitet në terren për siguri më të madhe në komunikacion.
Sipas raportit policor, brenda 24 orëvë të fundit janë raportuar 4 aksidente trafiku me 2 lëndime ( 2 person janë lënduar) dhe 2 me dëme materiale .
Ndërsa, gjithsej janë shqiptuar 284 gjoba për kundërvajtje : 94 për tejkalim të shpejtësisë, 52 për parkim të parregullt, 24 për qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjetit, 21 për mosrespektim të shenjave të komunikacionit, 10 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 9 për drejtim të mjetit pa patentë shofer, për mos përdorim të rripit të sigurisë, 70 kundërvajtje të tjera.
Si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut janë konfiskuar: 4 automjete dhe 6 skuterë-motoçikleta dhe 3 për patentë shoferë.
" Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Telegrafi/


