Please enter at least 3 characters.

27 organizata dhe shoqëria civile në mbështetje të KShC-së, kërkojnë heqjen e presionit publik

2019/07/dd.jpg

27 organizata dhe 6 individë të shoqërisë civile kanë dalë në mbështetje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, lidhur me vendimin e marrë ditë më parë për mos akreditimin e disa universiteteve.

Përmes një deklarata të përbashkët, ata kanë konfirmuar vendosmërinë për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve arsimore.

"Përmes kësaj deklarate të përbashkët konfirmojmë vendosmërinë tonë qytetare për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore.

Po ashtu i kërkojmë me ngulm kryeministrit, ministrit të arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë", thuhet në njoftimin për media.

Më poshtë deklarata e plotë :DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MBËSHTETJEN E PAVARËSISË SË AGJENCISË SË KOSOVËS PËR AKREDITIMNe të poshtëshënuarit, përmes kësaj deklarate të përbashkët konfirmojmë vendosmërinë tonë qytetare për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore. Përmes kësaj deklarate i kërkojmë me ngulm kryeministrit, ministrit të arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Po ashtu u kërkojmë atyre të mos marrin asnjë veprim për çështjet e akreditimit pasi kjo do të ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi, me parimin e funksionimit të pavarur të Agjencisë së Akreditimit dhe në kundërshtim të hapur me interesat e studentëve. Përjashtimi eventual i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga asociacioni evropian ENQA për shkak të ndërhyrjes në pavarësinë e saj, do t’i kushtojë studentëve të Kosovës, diplomat e të cilëve do të zhvleftësohen dhe procedurat për vazhdim të studimeve jashtë vendit do të vështirësohen.Ne zotohemi se do të bëjmë gjithçka që është në duart tona si qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe grupe të tjera aktive, për të mos lejuar cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe institucioneve të tjera të arsimit në vendin tonë.ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në ArsimKEC – Qendra për Arsim e KosovësAdmovereGLPS – Grupi për Studime Ligjore dhe PolitikeD4D – Demokraci për ZhvillimKFOS-Fondacioni për Shoqëri të HapurPIPS-Instituti i Prishtinës për Studime PolitikeKCSF – Kosovo Civil Society FoundationATRC - Advocacy Training and Resource CenterCDF – Community Development FundCEL – Centre for Equality and LibertyFES- Friedrich Ebert Stiftung, zyra në PrishtinëIPOLEc Ma NdrysheKDI-Instituti Demokratik i KosovësLëvizja FOLIKS-Iniciativa Kosovare për StabilitetOJQ Global Shapers Community PrishtinaISDI-Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim SocialTerre des Hommes KosovoKYC – Kosovar Youth CenterYIHR-Youth Initiative for Human RightsBPRG-Balkans Policy Research GroupDemokracia PlusOJQ Mileniumi i RiOJQ Qendra e Rinisë DrenasKolektivi për Mendim dhe Veprim FeministIndividëtVeton Surroi – ShkrimtarImer Mushkolaj – AnalistHekuran Murati-analistBerat Buzhala – GazetarNora Ahmetaj – Aktiviste e të drejtave të NjeriutJeta Berisha – Aktiviste /Telegrafi/