Please enter at least 3 characters.

207 milionë euro borxhe janë falur

2016/09/14269625_1057311141054830_1254396761_n.jpg

Administrata Tatimore e Kosovës për gjashtë mujorin e parë të vitit ka inkasuar të hyra të rregullta 250.2 milionë euro ose 16 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti në konferencën për media në ATK, ku tha se ka pasur inkasim rekord të të hyrave të rregullta nga ATK dhe Dogana.

Drejtori i ATK, Sakip Imeri tha se me procesin e fiskalizimit nuk janë të kënaqur me këtë proces, por trendi është pozitiv.

Imeri tha se nga ligji për Faljen e Borxheve janë falë 207 milionë euro që bëjnë pjesë 38 mijë tatimpagues. Borxhet e përgjithshme sipas tij kanë qenë rreth 300 milionë euro. /Telegrafi/