200 vjet burg për bandën italo-shqiptare
02/04/2011
Dënimin më të lartë e ka marrë shtetasi shqiptar, Spartak Osmenaj, me 26 vjet heqje lirie, ndërsa italiani Michele Pietro Ballato, i cili konsiderohet edhe një nga anëtarët kryesorë të bandës u dënua me 23 vjet. Për Lulzim Hykën dhe Salvatore Gatto, u dhanë nga 20 vjet heqje lirie, raportoi Shekulli online. Zbulimi i linjës së tyre të trafikut nga Shqipëria drejt Siçilisë u bë në vitin 2000 nga një hetim i oficerëve të Mesinas./Telegrafi/


