Please enter at least 3 characters.

169 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 39 në gjendje të rëndë

2020/10/07_09_2020_8307216_07_09_2020_16047072_spitali_i_pejes_780x439.jpg

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 169 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, thuhet se prej tyre 152 pacientë janë në trajtim me Oksigjenoterapi, 9 janë në CPAP dhe 39 të tjerë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 2 pacientë.

Nga spitali kanë bërë thirrje për vaksinim për të mbrojtur vetën dhe të tjerët. /Telegrafi/