Please enter at least 3 characters.

13 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, gjatë vikendit pati rekord të shërbimeve

2020/08/spitali-i-pejes.jpg

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 13 pacientë me COVID-19, ku 6 prej tyre janë në oksigjenoterapi.

Sipas një njoftimi nga ky spital, thuhet se gjatë vikendit ka pasur një fluks rekord të pacientëve në marrjen e shërbimeve emergjente.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte: 1,748 Vizita Specialistike; 82 Pranime; 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht; 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza; 10 Operacione dhe 95 Hemodijaliza”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:Rekord shërbimesh gjatë vikendit!Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte:- 1,748 Vizita Specialistike;- 82 Pranime;- 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht;- 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza;- 10 Operacione;- 95 Hemodijaliza;- Analiza kanë kryer 594 pacientë, që kanë bërë 5,517 analiza;- Shërbime Radiologjike:263 Rëntgena,146 Ultrazëra,32 CT-ja, 1 Mamograf.- Procedura fiziatrike: 28- 13 pacientë të shtrirë me Covid 19;- 6 pacientë në Oksigjenoterapi. /Telegrafi/