Please enter at least 3 characters.

12 Maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë – Spitali i Pejës shpreh mirënjohje për infermierët

2022/05/infermieret-fsk.jpg

Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Spitali i Pejës ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e palodhshëm të infermierëve dhe infermiereve që çdo ditë kujdesen për pacientët me profesionalizëm dhe humanizëm.

“Infermierët janë shtylla e shërbimit shëndetësor. Ata janë pranë pacientëve në momentet më sfiduese, duke ofruar jo vetëm kujdes mjekësor, por edhe ngushëllim, siguri dhe shpresë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga drejtoria e spitalit.

Në këtë ditë, u theksua rëndësia e rolit të infermierëve në sistemin shëndetësor dhe nevoja për mbështetje të vazhdueshme ndaj tyre.

“Kjo është dita e tyre, por vlerësimi ynë për ta zgjat çdo ditë të vitit. Jemi krenarë për punën që bëjnë në çdo ndërrim, në çdo repart, në çdo sfidë”, thuhet më tej në mesazh./Telegrafi/