Please enter at least 3 characters.

11 mijë e 500 euro të falsifikuara deponohen në një bankë në Prishtinë

2021/04/para-500-1.jpg

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast falsifikim të parave në Prishtinë.

Sipas raportit thuhet se ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë në rrugën “Bill Klinton” , ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23x500 =11.500€ ).

Rasti vazhdon të hetohet. Ndryshe ditëve të fundit janë raportuar raste të shumta të falsifikimit të parave në Kosovë, policia është duke vazhduar me hetimet. /Telegrafi/