Please enter at least 3 characters.

104 raste aktive me coronavirus në Kosovë

2021/02/klinika-infektive-koronavirus-covid-19-pase-heqjes-se-masave-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 104.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri më sot nga coronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

MSH njofton se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca. /Telegrafi/