Please enter at least 3 characters.

10 viktima dhe 336 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2020/10/corona-1.jpg

Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 1.964 teste, ndërsa janë regjistruar 336 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup - 145, Kavadar - 27, Ohër - 25, Prilep - 17, Tetovë - 15, Kumanovë - 13, Veles - 13, Manastir - 12, Dellçevë - 10, Strugë - 10, Gostivar - 7, Gjevgjeli - 5, Berovë - 5, Strumicë - 4, Resnjë - 4, Radovish - 4, Kërçovë - 3, Sveti Nikollë - 3, Negotinë - 3, Kriva Pallankë - 2, Probishtip - 2, Makedonska Brod - 2, Krushevë - 2, Demir Kapi - 2, Koçan - 1.

10 persona vdiqën, pesë pacientë nga Shkupi (53,61,81,84 dhe 86), nga një në Kavadar (72), Gostivar (61), Koçan (49), Ohër (83) dhe Prilep (68). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 91.891./Telegrafi/