LAJMI I FUNDIT:

Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t’i transferojë ata për sezonin e ri

Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t’i transferojë ata për sezonin e ri

Ruben Amorim ka marrë drejtimin e Manchester United javë më parë, por ende nuk po vërehet dora e trajnerit portugez.

Sigurisht që portugezit i nevojitet kohë pasi ai nuk e ka bërë ekipin dhe nga sezoni i ardhshëm synon që të ndërtojë skuadrën që dëshiron.

Manchester United po planifikon të jetë mjaftë aktive në afatin kalimtar veror, ku kërkojnë tre transferime të mëdha.


Amorim i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit tre emrat të cilët dëshiron me çdo kusht t’i ketë nën urdhrat e tij në Old Traford.

Sipas mediave angleze, klubi po kërkon të bëjë nënshkrime të rëndësishme, me sulmuesin e Sporting CP, Viktor Gyokeres që ndodhet në krye të dëshirave.

Përveç kësaj, Manchester United raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz dhe mbrojtësin e PSG-së, Achraf Hakimi .

Djajtë e Kuq shpresojnë që këto blerje të profilit të lartë do t’i shtyjnë ata të kthehen në garën për titull sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori