Amnesty International për RMV: Shqetësim përbën mosndëshkimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi
Raporti vjetor i Amensty Internatinal për gjendjen e të drejtave të njeriut për vitin 2020 shënon përkeqësim gjithkund në botë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më të prekur janë gratë, romët dhe grupet e tjera të margjinalizuara si LGBTI.
“Edhe krahas zbatimit të reformave që i kërkon Komisioni Evropian, situata mbetet shqetësuese në disa fusha: mosndëshimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj grave, romëve dhe LGBTI. Këtë vit emigrantë në mënyrë ilegale janë mbajtur dhe janë dëbuar me forcë”, alarmon Amnesty International në pjesën për Maqedoninë e Veriut.
Raporti po ashtu rikujton se në RMV vjet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga marsi deri në korrik dhe ka pasur orë policore, por sipas Amnesty International, ndalimi i tubimeve fetare është zbatuar në mënyrë të përzgjedhur.
Në raport thuhet se Maqedonia e shkurtoi buxhetin për sektorin joqeveritar për 525 mijë euro dhe me këtë rrezikoi organizatat për të siguruar shërbime themelore në kohe krize, ndërsa sa i përket gjyqësisë, organizimi është kritik për shkak se gjyqet kanë punuar minimalisht dhe nuk ka përparim në procedurat gjyqësore lidhur me shkeljen e masave kundër COVID-19.
Diskriminimi etnik, fetar, gjinor dhe diskriminimi i orientimit seksual mbetet problem në Maqedoninë e Veriut ndërsa pandemia e ka përkeqësuar edhe më shumë.
“Ndaj shqiptareve është shprehur gjuha e urrejtjes dhe ka pasur dezinformata në rrjete sociale”, thonë nga Amnesty International duke thënë se këto të dhëna janë marrë nga Komiteti i Helsinkit i cili ka konstatuar rritje të gjuhës së urrejtjes së islamofobisë për 80 për qind para zgjedhjeve në qershor.
Romët po ashtu janë prekur në diskriminim, ndërsa raporti po ashtu rikujton rastin me dy muzikantët romë të cilët me kthim nga Italia u dërguan në karantinë, ndërsa 20 të tjerët kanë marrë leje për karantinë në shtëpi.
Gratë po ashtu mbesin kategori e prekur në RMV, posaçërisht për vendin e punës në kohe pandemie.
“Gratë ishin posaçërisht të prekura, ndërsa disave në mënyrë ilegale u morr një pjesë e pagës kur mungonin nga puna”, thotë raporti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze