LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani: Ndeshjet ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës do na shërbejnë ta njohim trajnerin dhe të përgatitemi për Ligën e Kombeve

Amir Rrahmani: Ndeshjet ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës do na shërbejnë ta njohim trajnerin dhe të përgatitemi për Ligën e Kombeve

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në konferencën e parë për shtyp para një ndeshje.

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet nesër (e enjte) me Burkina Fason nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Për këtë ndeshe dhe atë të pas disa ditësh ndaj Zvicrës, Dardanët janë duke u përgatitur tash e disa ditë dhe janë gati tashmë.


Alian Giresse: Në këto dy ndeshjet duam t’i përdorim të gjithë lojtarët
Lexo po ashtu Alian Giresse: Në këto dy ndeshjet duam t’i përdorim të gjithë lojtarët

Në konferencën e sotme për shtyp ka folur kapiteni Amir Rrahmani së bashku me përzgjedhësin Alain Giresse.

Rrrahmani e ka cilësuar takimin ndaj Burkina Fason dhe atë ndaj Zvicrës i sheh si pozitive dhe përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor.

“Jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Burkina Fason për ta treguar atë që dëshiron trajneri”, ka thënë fillimisht Rrahmani në konferencën për shtyp.

Giresse i kënaqur me cilësinë e lojtarëve të Kosovës, por thotë se duhet ende shumë punë për t'u bërë
Lexo po ashtu Giresse i kënaqur me cilësinë e lojtarëve të Kosovës, por thotë se duhet ende shumë punë për t'u bërë

“Pas kësaj ndeshje e kemi edhe atë me Zvicrën. Të dyja ndeshjet do të na ndihmojnë për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve”.

“Do të jenë ndeshje të rëndësishme, ta shohim se çka kërkon trajneri nga ne dhe që në këto miqësore të perfeksionohemi për ndeshjet e qershorit”, përfundoi kapiteni i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori