Almeria thyen rekordin negativ në Spanjë, i afrohet rekordin 'absolut'

Klubi i La Ligas, Almeria ka thyer një rekord negativ në futbollin spanjoll, pasi ka shkuar plotë 28 ndeshje pa fitore.
Futbollistët e Almerisë kanë pasur avantazh deri në minutën e 81-të të ndeshjes ndaj Sevillas dhe kanë pasur përpara fitoren e parë sezonale.
Por, ata barazuan 2-2 pasi pësuan dy gola në harkun e pesë minutave, duke lënë të kuptohet për vazhdimin e serisë së pabesueshme. Almeria fitoi pikën me gol në minutën e pestë të shtesës.
Me nëntë barazime dhe 18 humbje para fillimit të kësaj ndeshje, Almeria ishte pronare e një rekordi negativ në Spanjë.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































