Amber Heard thuhet se është në lidhje me një burrë të martuar

Aktorja hollivudiane, Amber Heard, thuhet se ka nisur një lidhje të re romantike.
Pas ndarjes së zhurmshme me aktorin Johnny Depp, bukuroshja i ka pasur disa lidhje të shkurtra.

Ndërsa tash spekulohet se ajo është në lidhje me një dizajner, i cili është i martuar.
Daily Mail ka raportuar se aktorja është parë në disa raste me Kristopher Brock, bashkëthemeluesin e brendit Brock Collection.
Bashkëthemeluese tjetër e këtij brendi është gruaja e dizajnerit, Laura Vasser, me të cilën ai është martuar në vitin 2014 dhe kanë së bashku një djalë.

Amber është e njohur si një joshëse fatale, për të cilën Johnny Depp e braktisi partneren e tij, Vanessa Paradis.
Çifti ishte i martuar në periudhën shkurt 2015 - janar 2017, ndërsa Heard e akuzoi burrin e saj për dhunë fizike.
Pas ndarjes nga aktorit, 32-vjeçarja ka pasur disa lidhje të dështuara. Ndër to, me kuratorin e artit, Vito Schnabel dhe shefin ekzekutiv të Teslas, Elon Musk. Ky i fundit kishte pranuar për GQ se pas ndarjes nga aktorja ka qarë. /Telegrafi/





























































