LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorit britanik vizitoi Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur

Ambasadorit britanik vizitoi Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, vizitoi Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me ç ‘rast takoi bartësit e institucioneve qeveritare, të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Gjatë takimit, ambasadori Abbott u informua me infrastrukturën ligjore dhe institucionale , si dhe me angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe sfidat me të cilat përballet ky proces, duke theksuar në veçanti mungesën e ofrimit të informatave nga autoritetet e Beogradit.

Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, të angazhuar në këtë proces, vlerësuan lartë përkrahjen e Ambasadës Britanike, gjegjësisht Mbretërisë së Bashkuar, në vazhdimësi, e në veçanti pas vizitës së Princit Charles në Republikën e Kosovës, gjatë vitit 2016.


Ambasadori Nicholas Abbott, shprehu përkushtimin e Ambasadës dhe angazhimin e tij personal në përkrahjen e mëtejshme të këtij procesi, me theks të veçantë në adresimin e obligimeve që dalin nga ‘Deklarata e Përbashkët e Kryeministrave për Çështjen e Personave të Zhdukur’ të nënshkruar në Samitin e Londrës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori