Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York, ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi i mëtutjeshëm, me qëllim të mbrojtjes së interesave të komunitetin shqiptar, të cilët kanë dhënë një kontribut të pareshtur për çështjen e Kosovës.
Konsulli i Përgjithshëm, ambasadori Frymëzim Isufaj, tha se me përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, kanë bashkëbiseduar për veprimtarinë e kësaj shoqate, projektet dhe bashkëpunimin për të ardhmen.
Me këtë rast, ambasadori Isufaj, tha për Telegrafin se vlerëson lartë punën humanitare të Shoqatës “Peja”, e cila përmes aktiviteteve të ndryshme ndihmon edhe bashkatdhetarët në Kosovë për më shumë se dy dekada.
“Ndjehem i nderuar që takova përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, të cilët për më shumë se dy dekada, kontribuuan jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por edhe ndihmuan bashkatdhetarët e tyre në Kosovë në mënyra të ndryshme. Jam i gatshëm, që edhe më tutje të jem pjesë e bashkëpunimit edhe më aktivitete dhe projekte të ndryshme, të cilat i inicion kjo shoqatë”, tha Isufaj, duke shtuar se jemi mirënjohës dhe krenarë me diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka qenë dhe vazhdon të jeni zëri më i fuqishëm i Kosovës.
Duke e quajtur të frytshëm dhe domethënës këtë takim pune dhe njëherit edhe njoftues me ambasadorin Frymëzim Isufaj, kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, Rejmond Zeka, tha për Telegrafin, se temë diskutimi në këtë takim, ishte angazhimi dhe kontributi i vazhdueshëm i komunitet shqiptar në ShBA dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, që ka të bëjnë me çështjet e komunitetit.
“E informova ambasadorin Isufaj për punën dhe angazhimin që ka bërë për më shumë se 20 vjet Shoqata humanitare ‘Peja’, në New York, e po ashtu edhe për ndihmën e ofruar në vazhdimësi që bënë kjo Shoqatë, duke ju ndihmuar qytetarëve në nevojë në vendin e origjinës, në Kosovë. Duhet theksuar se Shoqata humanitare ‘Peja’, nuk është thjesht, një Shoqatë humanitare, por një institucion atdhetar që ka punuar në vazhdimësi për interesat e kombit shqiptar”, tha kryetari Rejmond Zeka, ku përpos tij në këtë takim, pjesëmarrës ishin edhe Blerim Koçani, nënkryetar, Nevzat Bakraçi, anëtar i kryesisë dhe Driton Çavdarbasha, anëtar i kryesisë.
Kryetari Zeka, tha se kishte një kërkesë për ambasadorin Isufaj, kërkesë kjo, që sipas tij, është që në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, të jetë i pranishëm një zyrtar përgjegjës, i cili do të merret ekskluzivisht vetëm me kërkesat e komunitetit shqiptar në New York.
Po ashtu, në këtë takim, është diskutuar edhe për situatën aktuale politike në Kosovës, formimin e institucioneve të reja, dhe pa dyshim edhe për marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, në Washington./Lumturije BEKAJ/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës