LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Hasani për aksidentin tragjik në Shqipëri: Viktimat janë nga Prishtina

Ambasadori Hasani për aksidentin tragjik në Shqipëri: Viktimat janë nga Prishtina

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka qenë pranë ambienteve të Spitalit të Traumës për të mësuar nga afër gjendjen e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e mbetur e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit dhe ku humbi dy prindërit, motrën dhe një të afërm të sajin.

“Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi 4 të vdekur, një është i lënduar, një fëmijë. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për ti shpëtuar jetën. Kështu, kemi 4 të vdekur. Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi i kamionit është nga komuna e Rahovecit. Është e dhimbshme! Familjarëve u shprehim ngushëllime”, tha ndër të tjera Hasani.

Sa i përket gjendjes së tre-vjeçares, ambasadori u shpreh se ka dëmtime në këmbë, stomak dhe në kokë.


Burrë e grua dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova, Isa Ishala, raporton Ora News.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori