Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, .Christian Thimonier, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Francez në Shkup, Emanuel Rember, zhvilloi një vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku u takua me drejtorin dhe punëtorët shkencor të Institutit.
Ambasadori Thimonier theksoi se e çmon shumë punën e Institutit shqiptar, në drejtim të zbardhjes së të vërtetave historike, dhe se duhet të punojmë më shumë të gjithë bashkërisht rreth gjërave që na bashkojnë si popuj me gjuhë dhe kultura të ndryshme.
Drejtori i ITSHKSH-së, dr.Skender Asani, tha se është në interes të zhvillimit të shkencës dhe kulturës së popujve tanë ky bashkëpunim, i cili në të ardhmen do të reflektojë edhe më pozitivisht. Vitin e ardhshëm shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku Franca ishte njëra ndër aktoret kryesore në atë luftë. Në territorin e Maqedonisë së sotme u zhvilluan shumë beteja, të cilat meritojnë të përkujtohen.
Bashkëbiseduesit konkluduan se shembulli i pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë, duhet të shërbejë gjithmonë si një model i mirë, se si për hirë të progresit, lirisë, demokracisë dhe mirëkuptimit, duhet të tejkalohen ndasitë dhe mosmarrëveshjet në mes popujve, për të ecur drejt perspektivave të reja.
Gjithashtu, në takim u theksua rëndësia e autonomisë së institucioneve shkencore, dhe se depolitizimi i tyre, është mundësia e vetme se si të njëjtit mund të ecin përpara dhe në frymë europerëndimore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze