Ambasadori Bushati: Sekretari amerikan Rubio pranoi ftesën të vizitojë Shqipërinë

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka njoftuar se Sekretari amerikan Marco Rubio ka pranuar ftesën që të vizitojë Shqipërinë.
Bushati në një postim në Facebook ka bërë të ditur se shkruan se Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane.
Lexoni të plotë postimin e tij:Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye: Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Evropë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo. E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”. Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi - në funksion edhe të agjendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”. 4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA - është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë botën tonë. /Telegrafi/


































