LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd, zyrtarëve rusë: Janë qesharake pretendimet se Perëndimi inkurajon “Maidan” në Serbi

Ambasadori amerikan në Beograd, zyrtarëve rusë: Janë qesharake pretendimet se Perëndimi inkurajon “Maidan” në Serbi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i sheh si “qesharake” pretendimet e zyrtarëve rusë se Perëndimi po inkurajon një “revolucion me ngjyrë” ose “Maidan” në Serbi dhe shtoi se “askush nuk po inkurajon një revolucion”.

Hill tha për “Blic”-in serb se SHBA e ka të qartë se zgjedhjet e kaluara kanë treguar mangësi në proceset zgjedhore në Serbi, të cilat duhet të zgjidhen.

Protestat e opozitës, pushteti serb i krahason me ato në Kiev - reagon ashpër ambasada ukrainase në Beograd
Lexo po ashtu Protestat e opozitës, pushteti serb i krahason me ato në Kiev - reagon ashpër ambasada ukrainase në Beograd

“Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë OSBE-në, është i gatshëm të ndihmojë. Por, përparimi demokratik i Serbisë në fund të fundit varet nga qytetarët e saj. I vetmi aktor ndërkombëtar që qëndron në rrugën e përparimit është Rusia – as Amerika, as Evropa, dhe askush tjetër në Perëndim”, tha ambasadori.


Ai vlerësoi se Rusisë i kanë mbetur pak miq, veçanërisht në Evropë, dhe kjo është arsyeja pse ajo vendosi t’i përdorë zgjedhjet në Serbi “në një përpjekje të dëshpëruar për të mbetur aktuale”, si dhe në këtë mënyrë po përpiqet të krijojë një “përçarje mes Serbisë dhe partnerët euroatlantik”.

Deputeti i Bundestagut: Nuk është më i mundur bashkëpunimi i Gjermanisë me këtë lloj qeverie në Serbi, Vuçiq ka humbur kredibilitetin
Lexo po ashtu Deputeti i Bundestagut: Nuk është më i mundur bashkëpunimi i Gjermanisë me këtë lloj qeverie në Serbi, Vuçiq ka humbur kredibilitetin

“Gjithçka që i ofrojnë Serbisë është jo stabiliteti dhe e kundërta e progresit”, tha ambasadori amerikan, shkruan danas.

Ndryshe, opozita po konteston rezultatet e zgjedhjeve të fundit komunale, rajonale dhe parlamentare pasi kishte blerje të votave prej partisë në pushtet SNS, e cila ishte udhëhequr kohë më parë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori