LAJMI I FUNDIT:

Ambasada ruse në Afrikën e Jugut publikoi një hartë në të cilën Krimea është pjesë e Ukrainës

Ambasada ruse në Afrikën e Jugut publikoi një hartë në të cilën Krimea është pjesë e Ukrainës

Ambasada ruse në Afrikën e Jugut ka publikuar një hartë në internet që tregon gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar si pjesë të Ukrainës.

Qëllimi i postimit në faqen e ambasadës në X, i njohur më parë si Twitter, ishte promovimi i BRICS si një organizatë në rritje, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, doli nga njoftimi se ambasada ruse e njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës.


Ambasadori ukrainas në Slloveni: Po përparojmë ngadalë sepse për dallim nga rusët, ne vlerësojmë jetën e ushtarëve
Lexo po ashtu Ambasadori ukrainas në Slloveni: Po përparojmë ngadalë sepse për dallim nga rusët, ne vlerësojmë jetën e ushtarëve

Postimi përmbante një hartë të botës që tregon brenda kufijve të Ukrainës pjesët lindore të territorit të saj që Rusia pretendon se i ka aneksuar, si dhe Krimenë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në 2014.

Anëtarët aktualë dhe potencialë të BRICS janë theksuar me një ngjyrë të veçantë në hartë. Themeluesit e organizatës janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Këtë vit, gjashtë vende të tjera u ftuan për t’iu bashkuar bllokut: Etiopia, Argjentina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Irani.

Prigozhin u varros në fshehtësi, kreut të Wagner-it iu dha lamtumira e fundit sot në varrezat në vendlindjen e tij
Lexo po ashtu Prigozhin u varros në fshehtësi, kreut të Wagner-it iu dha lamtumira e fundit sot në varrezat në vendlindjen e tij

Ukraina dhe aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO nuk i njohin pretendimet e Rusisë ndaj Krimesë dhe Ukrainës lindore, dhe kanë kërkuar që këto territore të kthehen plotësisht në kontrollin e Kievit.

Që kur u publikua, postimi i ambasadës ruse ka tërhequr më shumë se 292 mijë shikime, si dhe një numër të madh komentesh tallëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori