LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së: Berisha, sinjal për të korruptuarit në Maqedoni

Ambasada e SHBA-së: Berisha, sinjal për të korruptuarit në Maqedoni

Shpallja “persona non grata” e ish presidentit dhe ish kryeministrit demokrat të Shqipërisë, Sali Berisha nga ana e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken duhet të përçojë sinjal të fuqishëm deri tek të gjithë personalitetet që përfshihen në korrupsion. Ky është qëndrimi i Ambasadës amerikane në Shkup, e cila për Alsat konfirmoi se SHBA mbetet vigjilente në luftën globale ndaj korrupsionit.

Kur Sekretari i Shtetit merr informacion të besueshëm se një zyrtar është përfshirë, drejtpërdrejtë ose indirekt në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, Sekretarit i kërkohet ta identifikojë atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, sipas kësaj dispozite të ligjit amerikan. Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsionin globalisht. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht, ndërsa të tjerët bëhen privatisht. Veprimi i djeshëm duhet të dërgojë një sinjal të fortë që promovon përgjegjshmërinë dhe transparencën dhe të qëndruarit kundër korrupsionit të rëndë nga ndonjë zyrtar i shquar”, thonë nga Ambasada e SHBA-së për “Alsat”.

Ambasada amerikane nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse dhe kur do të shtohen emra të rinj në “Listën e Zezë” të personaliteteve nga Maqedonia e Veriut, e cila menaxhohet nga ana e Ministrisë amerikane të financave. Ndonëse kjo listë e gjatë azhurohet vazhdimisht, ndër vite nuk ka pasur ndryshime sa i përket personave nga vendi ynë. Nuk janë shtuar emra të rinj, ndonëse në vend ka pasur skandale të ndryshme korruptive dhe nuk janë hequr nga lista emrat e shkruar nga viti 2001. Edhe në kërkimet e sotme vazhdojnë të rezultojnë: Menduh Thaçi, Nuri Bexheti, Xhevat Ademi, Abdyl Jashari, Gafur Adili, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Kastriot Haxhirexha, Xhemajl Hyseni, Daut Rexhepi dhe Xhezair Shaqiri./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori