Nëpër shumë media online po qarkullojnë informacione se Gjermania po përgatit ndryshime ligjore për të lehtësuar edhe më shumë procedurat për ata qytetarë të shteteve të treta që synojnë të shkojnë në punojnë atje. Në informacionin në fjalë thuhet se institucionet gjermane planifikojnë që personat të cilët duan të punojnë në Gjermani për 90 ditë, të mund ta bëjnë diçka të tillë pa vizë pune. Megjithatë, nga ambasada e Gjermanisë në Shkup thonë se rregullat janë të njëjta dhe për çdo lloj vendi pune nevojitet vizë.
“Ju informojmë se përtej ndryshimeve të miratuara të Ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk ka ndryshime të mëtejshme të mundësive të deritanishme për fillimin e një pune. Parimisht vlen: Për çdo lloj vendi pune nevojitet vizë”, njoftojnë nga Ambasada e Gjermanisë, Shkup.
Me apo pa rregulla të ndryshuara, të rinjtë vazhdojnë të gjejnë rehatinë në shtetet evropiane, kryesisht në Gjermani. Procedurat për vizë punë rrjedhin shpejt dhe shumë qytetarë braktisin vendin në kërkim të një jete më të mirë, siç bën edhe ky i ri që priste para ambasadës gjermane për terminin e tij për vizë, i cili nuk deshi të flasë para kamerës.
Pse vendos të shkosh atje?
“Për arsye se ka më shumë mundësi për rininë, ka më shumë shpresa”.
Çfarë të dëshpëron më shumë?
Po kërkojnë punëtorë, ama rregullat e punës nuk i plotësojnë siç duhet. Për shembull rrogat, siguria në punë, shëndetësia, respekti ndaj punëtorëve.
Çfarë do të doje të ishte ndryshe në Maqedoni?
“Të ketë më shumë drejtësi”.
Tek ambasada gjermane kishte ardhur edhe një prind, i cili njërin djalë tashmë 10 vjet e kishte në Gjermani, ndërsa tjetri po priste aprovimin e vizës.
“Për djalin për në Gjermani që të shkojë të punojë, për vizë pune”.
Sa kanë ikur prej këtu?
“Të dy djemtë kanë ikur. E ka mbaruar fakultetin dhe menjëherë ka ik për në Gjermani, djali i madh. I dyti tani shkon. Sepse s’kanë ku të punësohen, rrogat janë të vogla. Shkurt e shqip ekonomia, rrogat e dobëta, aty është puna, sepse po të kenë rrogë të mirë, askush nuk ik. Askush nuk i përzë fëmijët për të dal jashtë. Nuk kam qejf të dalin jashtë, por kushtet e bëjnë të vetën”, u shpreh Shafi Selmani- prind.
Zbrazjen e vendit më qartë e vërejnë ata të cilët i transportojnë këta qytetarë deri në Gjermani. Fejzulla…., shofer autobusi, thotë se numri i pasagjerëve nga hera në herë rritet dhe ata kryesisht janë të rinj.
“Në këtë linjë jam pothuajse tre vjet. Numri i udhëtarëve është gjithmonë në rritje”.
Cila grup moshë udhëton më shumë?
“Dihet se rinia. Po ata gjithmonë thonë se shkojnë për një jetë më të mirë. Në listë kemi 60 pasagjerë, por ne jemi tre autobusë. Autobusët tjerë nuk e di. Kanë marrë Tetovën. Ne marrim Shkupin, Kumanovën. Dikush që ka dhimbje familjarë e shpreh mërzinë. Po shumica shkojnë për një jetë më të mirë. Thonë se këtu s’bëhet mirë, s’bëhet mirë, s’bëhet mirë”, tha një shofer autobusi.
Largimi kryesisht i të rinjve, por edhe qytetarëve të grup moshave të tjera ka bërë që në vend të ketë mungesë punëtorësh kryesisht në gastronomi, por edhe në shumë profesione të tjera. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?