LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore demokratike

Ambasada amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore demokratike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore e demokratike.

Në llogarinë e saj në Twitter, kjo ambasadë ka shpërndarë një deklaratë të bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën.

Pritja e pafund e gazetarëve për identifikimin e sulmuesve të tyre
Lexo po ashtu Pritja e pafund e gazetarëve për identifikimin e sulmuesve të tyre

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.


Ndryshe, të martën mbrëma në Kosovë është sulmuar fizikisht gazetari dhe opinionisti, Valon Syla. Tre persona u arrestuan si të dyshuar për këtë rast.

Sulmi fizik ndaj Sylës e ka çuar në dhjetë numrin e rasteve të dhunës dhe kërcënimeve që ka regjistruar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) deri më tani këtë vit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori