LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Në Shqipëri gjyqtarët deklarojnë miliona dollarë pasuri, kurse paga e tyre është 10 mijë euro në vit

Ambasada amerikane: Në Shqipëri gjyqtarët deklarojnë miliona dollarë pasuri, kurse paga e tyre është 10 mijë euro në vit

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor.

Përmes një video në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID, i cili këtë javë ka punuar me partnerët për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni.,- shkruan ambasada e SHBA.


Ndërkohë, ndër të tjera në video thuhet “A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/475955793021727/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori