LAJMI I FUNDIT:

Amazon publikon kopertinën e librit biografik për Hashim Thaçin

Amazon publikon kopertinën e librit biografik për Hashim Thaçin

Amazon ka përditësuar kopertinën e librit biografik për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të shkruar nga gazetarët e famshëm të prestigjiozes “Times”, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Duket se kjo do të jetë kopertina përfundimtare e librit, i cili përmban jetën private, por edhe rrugëtimin e gjatë politik të Thaçit.

Në përshkrimin e librit, postuar nga “Amazon”, shkruan se në një periudhë kur angazhimi ushtarak perëndimor ka toleruar sektarizmin e dhunshëm në terrorizëm global dhe është bërë katalizator për eksodin më të madh të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 mbetet një shembull unik dhe i shkëlqyeshëm i një procesi që çoi në një tranzicion paqësor nga lufta e egër etnike në demokraci moderne.


“Më pak se njëzet vjet më parë, një udhëheqës shqiptar etnik i ri i studentëve, Hashim Thaçi, udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviqit, tiranit serb me forcën më të madhe ushtarake në Evropë dhe e bindi Perëndimin që ta bombardojë Beogradin jashtë Kosovës”, thuhet në parathënie të këtij përshkimi.

Bombardimet ajrore, sipas autorëve të librit, çuan te një periudhë paqeje të pakrahasueshme në Ballkan, të cilën liderët perëndimorë, që më pas kërkuan të përmbysnin tiranitë e tjera në vende të huaja, do t’i shihnin si një model i rrallë i suksesit.

“Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, e udhëhequr nga Toni Bleri dhe Bill Klintoni, rezultoi në demokraci dhe në sundim të ligjit”, thuhet në përshkrimin që i bëhet librit.

Në fund, thuhet se ky libër është tregimi i suksesit të rrallë të ndërhyrjes ushtarake perëndimore dhe biografisë së parë të Presidentit të Kosovës – vendit më të ri në Evropë.

Libri me titullin  “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe, pritet të botohet në muajin shkurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Lajme

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Lajme
Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Politikë
Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Lajme
Kalo në kategori