Partia Alternativa në Gjakovë përmes një reagimi për media, ka njoftuar se me një urdhëresë të pa shkruar, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, kanë urdhëruar menaxhmentin e QKMF-së në Gjakovë, që në kundërshtim me nenin 22 të ligjit për shëndetësi, të marrin pagesa për shërbime shëndetësore edhe kategorive të liruara nga pagesat, siç janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, shfrytëzuesit e skemës sociale, invalidët e luftës, nxënësit etj.
“Pagesat ndaj kategorive të lartëpërmendura janë duke u aplikuar tash e disa javë në të gjitha Qendrat e Mjeksisë Familjare në Komunën e Gjakovës. Ky detyrim i qeverisjes lokale në Gjakovë, rëndon edhe më shumë jetën e vështirë socio –ekonomike të qytetarëve të kësaj Komune, si dhe tregon bajraktarizimin e Aleancës dhe të tjerëve në raport me qeverisjen e Gjakovës. Alternativa në Gjakovë, i kujton Ardian Gjinit se është kryetar për t’ju lehtësuar jetën qytetarëve e jo për t’ju rënduar përditshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.
Sipas Alternativës, qeverisja lokale nuk është vetëm të ndërtosh mure dhe asfallt, por të krijosh kushte të barabarta për mirëqenjen e gjithë qytetarëve pa dallim.
“Vendimet e tilla që mbahen të fshehta dhe hudhja e përgjegjësisë diku tjetër, tregojnë pa aftësin e kryetarit për të qeverisur drejt dhe aftësin e tij për të qeverisur mbrapsht. Alternativa i bënë thirrje organeve të drejtësisë, që të hetoj dhe të dënoj të gjithë akterët që kanë sjellë këtë vendim në kundërshtim me ligjet, aktet nënligjore dhe vendimet për lirimin e kategorive të caktuara nga pagesat, kurse urgjentisht presim ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e këtij akti të jashtëligjshëm ndaj kategorive që janë të liruara nga pagesat për shërbime shëndetësore”, thekson njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025