LAJMI I FUNDIT:

Aliu për marrëveshjen në Beograd: Pati kërkesë për linjën Prishtinë-Nish, s’ka efekt pa Durrësin

Aliu për marrëveshjen në Beograd: Pati kërkesë për linjën Prishtinë-Nish, s’ka efekt pa Durrësin

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media ka folur marrëveshjen e nënshkruar në Beograd, e që ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

Aliu tha se kjo marrëveshje mundëson që të bëhet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit, transmeton Telegrafi.

“Ky vit që jemi nga BE-ja është i shpallur si viti i hekurudhave është mbajtur Samiti që ishte në Beograd, kohë më parë në Lubjanë pastaj në samitin e radhës të kemi të gjithë ministrat edhe në Prishtinë dhe temë diskutimi ishte hekurudhat, traktati që u nënshkrua ka të bëjë harmonizimin e legjislacionit mes vendeve, ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit. Problemet e shumta janë pikat kufitare.


Ajo çka kam ngritur tjetër është çështja e korridoreve të reja, është kërkuar që të bëhet një linjë nga Prishtina në Nish, por kjo do të kishte kuptim nëse do të lidhej me Durrësin, dhe kjo nënkupton që të kemi qarkullim të mallrave”, tha Aliu në konferencë.

Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", zgjatet pista dhe hapen rrugë të reja ajrore
Lexo po ashtu Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", zgjatet pista dhe hapen rrugë të reja ajrore

Aliu ka marrë pjesë në Samitin Hekurudhor në të cilin së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal

Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal

Ekonomi
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori