LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Kosova duhet ta padisë shtetin e Serbisë për gjenocid

Aliu: Kosova duhet ta padisë shtetin e Serbisë për gjenocid

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Luljeta Aliu ka deklaruar se deri tani, në familjet kosovare gruaja është konsideruar si mbajtëse e moralit.

Ajo në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun që transmetohet në RTV Dukagjini ka thënë mund të ketë padrejtësi ndaj disa aplikantëve të refuzuar, por është e kuptueshme edhe pozita në të cilën ndodhen anëtarët e Komisionit verifikues.

“Në fillim kemi dëgjuar se ekzistojnë rreth 20 mijë femra të përdhunuara, më pas unë kam lexuar diku se janë 13 mijë, por deri tash po e shohim që kemi vetëm 780 aplikacione, pra as 5% i atyre që është menduar në fillim. Kjo na bënë të kuptojmë se ky është një proces i vështirë i shoqërisë tonë”.


Aliu ka thënë se rasti i përdhunimit të femrave duhet të trajtohet nga shoqëria kosovare, turpi nuk është te femrat por është te meshkujt.

“Kam dëgjuar një rast kur një 13 rrëfen se është përdhunuar bashkë me motrat e saja, ndërsa një prind i kishte thënë bijës së tij se po të ndodhte diçka e tillë në familjen e tij, ai do t’i kishte vrarë”.

Aktivistja për të drejtat e njeriut thotë se Kosova duhet të merr hapin dhe ta padisë shtetin e Serbisë për gjenocid.

“Me rrëfimet e të dhunuarve të luftës, ky proces do të ishte shumë i lehtë”, deklaroi ndër të tjera Luljeta Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori