Nga: Zylyftar Hoxha
Ka qenë gushti i vitit 1994, vitit të tretë, kur Shqipëria kishte ndryshuar sistem dhe ishte hapur më shumë se sa për ne që ende kaptonim malet dhe detet për të shkuar jashtë, për të huajt dhe shqiptarët e Kosovës, sidomos për këta të fundit, të cilët të etur dhe të malluar vërshuan në këtë kohë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Të parët që erdhën në Shqipëri ishin, domosdo tregtarët, por edhe shkrimtarët dhe shkencëtarët kosovarë, të cilët i kishte djegur malli për kolegët e tyre të Tiranës, me shumicën e të cilëve njiheshin në distancë, nga letërkëmbimet apo nga ato që kishin lexuar për njeri-tjetrin, por jo për fytyrë.
Një grup intelektualësh kosovarë si: Ali Podrimja, Shkëlzen Maliqi dhe Agë Batusha, ekonomist në atë kohë, më duket në Belgjikë, pasi kishin bujtur për disa ditë në shtëpinë e Dritëro Agollit dhe Xhevahir Spahiut në Tiranë, vijnë bashkë me Xhevon në Skrapar.
Kur u kishte thënë Xhevua se do t’i çonte në vendlindjen e tij, në Skrapar, dhe jo vetëm në qytet, por edhe në mal të Tomorrit, në festën e përvitshme të bektashinjve, ata ishin lumturuar. Ishte një rast fatlum, që rrallë do ta kishte kosovar tjetër në ato vite për të hyrë thellë në Shqipëri, në Jug të saj, por edhe për të shkelur në malin e shenjtë.
Në një mbasdite vonë më bie telefoni i shtëpisë, nuk kishte celular atëherë: “Xhevua jam, jemi në Skrapar, të flas nga 500 metra larg. Kam ardhur me disa shokë kosovarë dhe jemi te shtëpia e Iliazit (Kapxhiut), por Iljazi nuk qenka këtu, ka ikur në Tomorr”.
“Erdha”, i thashë.
Kur shkova unë miqtë kishin dalë në bahçen e shtëpisë së Iliazit, ishin ulur shesh në disa batanije që u kishte shtruar Ferruzeja, e shoqja e Iliazit.
Pasi u përshëndetëm, i them Xhevos, me qenë se s’ishte Iliazi, të shkonim nga shtëpia ime.
Ferruzeja që e dëgjoi këtë, u hodh dhe tha: “S’është Iliazi, por Iliazi nuk e ka marrë shtëpinë me vete, e ka lënë këtu! S’është Iljazi, ini ju zot shtëpie”.
“Burrneshë grua”, s’e mbajti dot veten Agë Batusha dhe nxori bllokun ku diçka shënoi, “por Iliazi nuk e ka marrë shtëpinë me vete, e ka lënë këtu! S’është Iljazi, ini ju zot shtëpie”.
Në darkë unë sipas zakonit mora gotën i pari dhe urova: “Gëzuar, u thashë, mirë se keni ardhur”! Dhe duke patur ndërmend fjalët e Ferruzesë, u thashë me të qeshur: “Edhe një herë gëzuar, dhe ta dini, se unë jam Iliazi”! Dmth, i zoti i shtëpisë… Qeshëm të gjithë, ndërsa Aga diçka shënoi përsëri në bllok.
Të nesërmen me një makinë që na i dhanë ata të komitetit (ende nuk ishin bërë emërtimet e reja) shkuam në Kulmak. Ishte dita e dytë e festës, kulmi saj. Në teqe kishte radhë për të hyrë, por kur na panë ne, na hapën udhë.
Pas një bashkëbisedimi të shkurtër me të ndjerin Haxhi Baba Reshat Bardhi, dolëm nga tyrbet. Edhe këtu, njerëzit mbanin radhë, sipas ritit hidhnin lekë që kishin taksur.
“Ç’është kjo?”, thotë kurioz Aliu (Podrimja) .
Xhevua i shpjegoi ritin bektashi, sipas të cilit në vendet e shenjta hidhen lekë.
Atëherë Aliu nxori nga xhepi një tufë lekësh dhe bëri gati t’i hidhte.
“Dale, dale, i thotë Xhevua, jo të gjitha se na duhen, pastaj na duhen edhe për atje lartë në majë. Se atje është Abaz Aliu!…
Në këto e sipër një vajzë nga Gjerbësi, që dukej se kishte ecur me shpejtë, duke gulçuar tha: “Më në fund u gjeta, sa jam lodhur”!
Ishte mësuese filloreje, një adhuruese e Ali Podrimjes që ia njihte të gjithë krijimtarinë. Dhe jo vetëm i dinte titujt, por dinte edhe shumë vjersha përmendësh.
Aliu mbushi sytë me lot kur ajo recitoi:
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
e vatrat shkimbur deri në një,
Zogun në qiell vrarë ta kanë.
Me duar të mia të çara
me rrashtat tona t’shpura mbuluar të kanë.
Pragje thyer e konaqe mbyllur…
Për gjithkë e për askë vrarëjemi…
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Plepi im qiellin do ta shpojë,
plepi im i kallur –
qiellin e humbur majë një shpate.
“S’ma merrte mendja kurrë se do të dëgjoja këngët e mia në këtë mal kaq të lartë dhe të largët”, tha i prekur Aliu.
Aliu ka ardhur edhe dy herë të tjera në Skrapar bashkë me Xhevahir Spahiun.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
![Kundër flokëve të gjatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/Pier-Paolo-Pasolini-780x439.jpg)
Kundër flokëve të gjatë
![Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Syri-i-keq-01-780x439.jpg)
Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”
![UNË, BIRI YT, KOSOVË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/Ali-Podrimja-780x439.jpg)
UNË, BIRI YT, KOSOVË
![Izraeli, Gaza dhe debati i tensionuar mbi luftën dhe viktimat e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Gaza3-780x439.jpg)
Izraeli, Gaza dhe debati i tensionuar mbi luftën dhe viktimat e saj
![Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Francois-de-La-Rochefoucauld-e1705397004631-780x439.jpg)
Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë