Aaleanca për Ardhërinë e Kosovës në Pejës ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ka shpalosur konstatimet e këtij subjekti opozitar për qeverisjen e Gazmend Muhaxherit gjatë 2019-ës.
Sipas AAK-së, ekonomia, sporti, bujqësia, zhvillimi, proceset e humbura gjyqësore, aktakuzat e prokurorisë dhe mos realizimi i projekteve të proklamuara madhore, sikur ai i sheshit të qytetit, janë çështjet që lënë shije të hidhur për qytetarët e Pejës në këtë vit, sipas AAK-së.
Ali Berisha këtu ia ka përmendur Gazmend Muhaxherit edhe rastin e shefit të kabinetit Durim Sheremti që vazhdon ta mbajë në punë me aktakuzë dhe rastin e ndërlikuar të Budak Shalës, një prej bashkëpunëtorëve dikur më të ngushtë të kryetarit Muhaxheri.
“Aspak nuk jemi të kënaqur që duhet të konstatojmë se në Komunën e Pejës edhe ky vit ishte i njejtë me vitet e kaluara ku keqqeverisja dhe keqpërdorimet janë duke vazhduar në njëren anë e në anën tjetër nuk kemi asnjë rezultat në asnjë fushë të jetës që do ta shënonim si sukses. Shefi i protokolit të Kryetarit me aktakuzë vazhdon të punojë në komunë, në cabinet. Rasti tjetër dhe shumë eklatant që duhet të trokas në ndërgjegje është i dënimit të Budak Shalës”, tha Berisha.
Berisha për këtë ka drejtuar gishtin edhe nga gjyqësia dhe prokuroria.
“Mungesa e hetimeve në masën e nevojshme nga organet e ligjit ka lejuar pushtetarët të sillen si pronarë të Komunës e jo si shërbyes që qytetarëve. Në secilën sektorë si në punësime, tendera, leje ndërtimi e.t.j dhe në shumë mënyra ka shkelje të ligjit me qëllime korruptive. Këtë konstatim e tregojnë edhe dënimet dhe akuzat ndaj zyrtarëve më të afërt të Kryetarit të Komunës nga organet e drejtësisë.”
Ai tutje ka folur edhe për dështimet e qeverisjes Muhaxheri të nxjerra nga ana e AAK-së për një vit.
“Nuk është bërë asnjë lëvizje në aspektin e zhvillimit ekonomik që është detyra e parë në kuadër të kompetencave të Komunave. Në vitet e mëhershme a pasur disa nisma stihike për zhzvillim të Bujqësisë e shpërndarjen e lopëve e disa grande tjera që tashmë janë ndalur. Nuk kemi asnjë investim të rëndësishëm në Shëndetësi që do të përmirësonte kujdesin ndaj pacientëve. Në fushën e Arsimit me emërime e punësime në baza të tjera e jo të meritokracisë gjendja u degradua edhe më shumë. Stadiumi i qytetit në pjesën që ka filluar të ndërtohej është dashtë të përfundon para dy viteve, derisa parat janë shpenzuar objekti ka mbetur pa u ndërtuar”, thotë Ali Berisha.
Shefi i AAK-së në Pejë më tej ka krahasuar qeverisjen e tij me këtë aktualen sa i përket mirëmbajtjes dhe pastrimit të qytetit dhe ka kujtuar se projekti ‘Borea’ nuk po përmendet më.
“Mirëmbajtjet e pastrimi i rrugëve, mbyllja me kohë e gropave e pusetave, janë punë që nuk merret askush më to. Mos zgjedhja e problemit e qenët endacak dhe degradimi në gjelbërim të qytetit ka vazhduar, dhe gjendja nuk është me e mirë në asnjë fushë tjetër. Dështimet me projekte. Projektet e premtuara të këtij pushteti janë harruar fare. Borea një projekt i madh që ishte premtimi kryesor nuk përmendet fare”, tha ai.
Në këtë konferencë Berisha është paraqitur me dy nënkryetarët e AAK-së në Pejë, Skender Radoniqin dhe Arbër Grabovcin.
Në mbyllje Ali Berisha shprehu garancën e tij para mediave se në zgjedhjet e ardhshme komunale Aleanca do të arrijë sigurt që ta marrë qeverisjen e komunës së Pejës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi