Trent Alexander-Arnold u përpoq të bëjë një harkimi të mençur nga këndi në fitoren e Ligës së Kampionëve të Liverpoolit ndaj Salzburgut të mërkurën mbrëma.

Pesë muaj pasi ai bëri asistimin 'magjik' për Divock Origin gjatë asaj fitoreje të famshme ndaj Barcelonës sezonin e kaluar, 20-vjeçari anglez provoi përsëri.


Alexander-Arnold këtë tentativë e bëri edhe gjatë të mërkurës mbrëma në fitoren e Liverpoolit ndaj Salzburgut.

alexander arnold 1

Anglezi kapi mbrojtjen e mysafirëve në befasi duke bërë përsëri një harkim të përkryer nga këndi, por kësaj radhe për senegalezin Sadio Mane.

alexander arnold 2

Por, me gjithë asistimin e tij superior, Mane nuk arriti ta konkretizojë në gol dhe ta dërgoj epërsinë në 5-3.

Huqja e Manes erdhi nga vetëm dy metra, por harkimi i mbrojtësit anglez është vlerësuar lartë, shkaku edhe i nostalgjisë së golit të majit ndaj Barcelonës.

Ky harkim i cilësuar si ikonik është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/ZWODDE_/status/1179497116277903360

https://twitter.com/___Junaid/status/1179493542256943105

telegrafi sport app