Pluhuri i vendosur në shtëpitë tona, është një përzierje e substancave që mund të përmbajë grimca te vogla të shtresuara të lëkurës, akariene, qime te kafshëve në shtëpi, spore myku, grimca të ushqimit dhe mbeturina te tjera.
Dr. Mentodije Alushaj Rexha
Alergo – Imunologe Klinike
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr.25, Prishtinë
+381 38 221 661
+377 49 935 853
mentodije.alushaj@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com
Akarienet përfaqësojnë disa organizma mikroskopik, që i përkasin klasës së insekteve. Ato mund të zhvillohen sidomos në zonat me lagështi dhe të ngrohta, siç mund te jenë, për shembull: qilima, dyshekë, pelushi i kafshëve, karrige, tapiceri etj.
Brenda shtëpisë secili prej nesh ka miliona akariene gjatë gjithë vitit, por procesi i tyre i riprodhimit zhvillohet në një ritëm shumë më të përshpejtuar në tetor, nëntor, mars dhe prill. Lidhur me shumicën e njerëzve, kjo nuk ka shumë rëndësi, por ka shumë rëndësi për personat alergjik ndaj pluhurit tek të cilët, mund të zhvillohet ose të jetë zhvilluar tashmë astma ose riniti alergjik.
Organizmat e quajtur akariene, ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës, pluhurit dhe kërpudhave mikroskopike, të cilat janë të pranishme në dyshekë, batanije, jastëkë, etj.
Akarienet janë të dashuruara pas ngrohjes (temperaturat mbi 20 gradë Celsius) dhe lagështisë së lartë (mbi 50%). Për këtë arsye, një shtëpi e ngrohtë dhe e izoluar mirë, e cila pret më shumë njerëz dhe kafshë dhe ku ka shumë sende e mobile, është për këto organe, vend ideal për të jetuar dhe shumuar, ku fecesi dhe trupat e tyre mund te jenë alergjen të fuqishëm për personat të cilët janë të prirur për këto alergji.
Alergjenët janë kudo në mjedis, të përhershëm; për shkak të kësaj njerëzit alergjikë në pluhur, paraqesin shenja dhe simptoma të alergjive gjatë gjithë vitit. Maksimumin e shqetësimit do ta arrijnë në vjeshtë dhe pranverë, për shkak të ndryshimeve të lagështisë dhe temperaturës.
Alergjia mund të përshkruhet si një ekzagjerim i reaksioneve tona të sistemit imunitar ndaj çdo substance të huaj. Kur këto substanca vijnë në kontakt me trupin e njeriut (për shembull, në rastin e pluhurit, kontakti është me anë të mushkërive), do të fillojë prodhimin e prostaglandines, histaminës dhe leukotrieneve, te cilat do të çojnë në shfaqjen e reaksioneve inflamatore.
Arsyeja pse disa njerëz janë alergjik ndaj pluhurit, nuk është e zbuluar ende. Nga ana tjetër, është një fakt i provuar se predispozitat gjenetike për alergji janë të trashëguara dhe disa mund ta trashëgojnë nga një brez në tjetrin.
Një shtëpitë ku pastërtia është e dobët, mund të përkeqësohet shëndeti i një pacienti që vuan nga alergjia në pluhur, megjithatë, nuk do të thotë se në një shtëpi shumë të pastër, pacientët me alergji në pluhur, nuk do të kenë probleme, pasi që pastrimi total nga grimcat e ndryshme të pluhurit është i pamundur.
Klinika
Çfarë simptome manifeston një person alergjik në pluhur?
Përfshijnë probleme të: frymëmarrjes, syve dhe të lëkurës.
Më shpesh ne fillim kemi shenjat e një riniti alergjik, i cili manifestohet me simptomat e mëposhtme:
– rhinorrhea (rrjedhje hunde)
– teshtimë
– kruajtje të hundës
Përveç simptomave të cekura të rinitit alergjik, alergjia në pluhur, mund të përcillet edhe me shenjat e mëposhtme:
– skuqje të konjuktivave
– kruarje të syve
– lotim të syve
Pra, mund të kemi rinokonjuktivit alergjik.
Alergjitë në pluhur mund të shkaktojnë po ashtu edhe dermatit/atopik-ekzemë.
Kjo manifestohet me shfaqjen e zonave të skuqura në trup, të quajtura skuqje pruringinoze (që kruhen) të nxehta.
Këto zona janë ato që mbajnë lagështi më shumë: lëkura nën gjunjë, bërryla, fytyra, qafa, këmbët, duart, organet gjenitale dhe anusi. Lëkura në këto pjesë bëhet më e trashë dhe më e thatë.
Alergjia në akarienet e pluhurit mund të shkaktojnë poashtu astmë.
Astma alergjike në pluhur manifestohet me sulme të rënda të astmës, sidomos gjatë natës në shtëpi me dhoma ku lagështia është e lartë dhe ka sasi të mëdha të pluhurit.
Është e rëndësishme të kujtojmë se një fëmijë që është alergjik ndaj pluhurit, është pesëfish më i rrezikuar që të sëmuret nga astma.
Të gjitha simptomat dhe reagimet e shkaktuara nga alergjitë mund të rezultojë edhe në çrregullime të gjumit dhe si të tilla do të çojnë në degradimin e cilësisë së jetës.
Diagnoza
Në mënyrë tipike, alergjia në pluhur do të shfaqet duke shkaktuar rinit alergjik. Simptomat janë të pranishme gjatë gjithë vitit, por më të theksuara, sidomos në vjeshtë dhe pranverë, periudha kur akarienet riprodhohen.
Riniti alergjik mund të diagnostikohet me lehtësi nga prania e shenjave të tilla si: teshtitje, kruarje dhe rrjedhje hunde, gjithashtu mund të jetë i pranishëm edhe acarimi i syve si dhe frymëzënia.
Tek njerëzit e diagnostikuar me alergji ndaj pluhurit, rinitet më shpesh shfaqen kur ka ndryshime të mëdha të temperaturës, ose në mëngjes.
Diagnoza e alergjisë në pluhur do të konfirmohet nga mjeku alergolog duke përdorur testet e alergjisë në lëkurë, ku do të ketë një rezultat pozitiv nëse, pas rreth një çerek ore (15min) në zonën e aplikimit të reagensit do të formohet një papulë me një diametër prej më shumë se 3 mm.
Masat mbrojtëse
Masat për të zvogëluar kontaktin me akarienet e pluhurit, me ç’rast është e rekomanduar të eliminohen nga shtëpia të gjitha, perdet, qilimat, tapiceritë, gjërat e punuara nga leshi, por edhe gjërat tjera që mbledhin pluhur, si: lodrat e buta, kolltukët me mbështjellës pëlhure të zëvendësohen me mbështjellës lëkure, si dhe të largohen librat e koleksionuara nëpër rafte.
Nga dhoma e gjumit duhet të hiqen të gjitha objektet që marrin pluhur: tepih, perde, mbulesa nga leshi (rreptësisht e ndaluar), ndërresat e shtratit të zëvendësohen më ndërresa të prodhuara nga fibret sintetike, jastëkët dhe dysheku duhet të mbështillen nga mbështjellës që nuk lejojnë depërtimin e pluhurit.
Duhet shmangur ruajtjen e objekteve të ndryshme në zonat nën shtrat, sepse ato mbledhin pluhurin, i cili do të jetë shumë e vështirë për t’u hequr.
Ndërresat e shtratit duhet të lahen çdo javë me ujë të nxehtë, është e rëndësishme të mbani mend se pa marrë parasysh se çfarë lloj detergjenti është përdorur, ujë i nxehtë mbi 60 gradë celsius do të vras akarienet.
Dyshemetë duhet të lahen çdo javë, dhe është e preferueshme që dyshemeja të jetë me përbërje linoleumi ose druri.
Dysheku duhet të nxirret të paktën një herë në muaj, jashtë në diell.
Thelbësore për një shtëpi, ku jetojnë njerëzit që kanë alergji në pluhur, është që temperatura brenda shtëpisë nuk duhet të jetë më e lartë se 20 gradë Celsius dhe lagështia jo më shumë se 45%.
Burimet që mund të krijojnë lagështi në shtëpi duhet të hiqen (lulet, enët e mbushura me ujë dhe të vendosura në dhoma ose radiatorë) dhe hyrja në dhomë gjumi e avullit që vjen nga kuzhina ose banjoja është rreptësisht e ndaluar.
Është e nevojshme që të përdoret fshesa me korrent që ka një sistem të grumbullimit të pluhurit në ujë dhe që parandalon daljen e ajrit jashtë.
Për sa i përket pastrimit të pluhurit nga sipërfaqja e mobileve, duhet të përdorni një leckë të lagur dhe në mënyrë periodike, të përdorni substanca acaricide (benzyl Benzoate si pluhur).
Rekomandohen dyshekët e mbushur më ajër pasi që janë të dobishëm në luftimin kundër akarieneve.
Trajtimi
Nëse alergjitë shkaktojnë simptoma me ashpërsi, ekzistojnë shumë medikamente që janë treguar të efektshme:
Antihistaminikët: Nuk shërojnë alergjinë, vetëm zvogëlojnë simptomat, duke i bërë ato më të durueshme.
Inhalatorët steroid që merren përmes hundës mund të jenë ndihmës të mirë në reduktimin e simptomave alergjike.
Dekongjestuesit e hundës janë shumë të përshtatshem, nëse pacientët kanë rrjedhje nga hunda, por ato duhet të përdoren me kujdes dhe për periudha të shkurtra kohe, sepse ato mund të krijojnë tolerancë dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë varësinë.
Mjeku specialist alergolog, mund të vendos për përdorimin e vaksinave (imunoterapi). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian